Big Brother ka vendosur banorët në një lojë për të ngrënë së bashku akkullore deh me këtë rast deh të njihen me njëri -tjetrin.
Pas Danjelit, radhën për të ngrënë akullore me Donjetën e kishte i vëllai i saj, Liridoni.
Të dy ata u ulën në dhomën me pikëpyetje dhe nisën të diskutojnë me njëri-tjetrin për gjërat që kanë ndodhur në shtëpi, sidomos gjatë natës së kaluar, kur Donjeta debatoi me vajzat e tjera.
Ajo i tregon sesi i nxorrën gjumin dhe sesi u përpoq t’i rrëzojë duke hedhur krem trupi në dysheme, ndërsa Donjeta i kërkon që të bëjë kujdes që të mos përmende emrin e mamit, sepse Fotinia e di.
“Mos thuaj Elin se Fotinia e di. Gjej një emër tjetër, Dredhëz për shembull. Thuaj më ka marrë malli për Dredhzën”, i thotë ajo.
“Vetëm emrin derisa të kujtojë që është mamaja”, i thotë Liridoni.
Liridoni nuk beson se banorët e tjerë janë në gjendje që të zbulojnë se me Donjetën është motër e vëlla.
“Vetëm po ua tregoi Big Brotheri”, thotë ai.
Më pas, Liridoni kujton një bisedë me Damianon në lidhje me Donjetën.
“Më ka pyetur pse nuk flet me këtë (Donjetën) dhe i thashë që nuk më është dhënë mundësia akoma”, u shpreh ai.
Të dy ata besojnë se ka çiftë në shtëpi, ndërsa me lidhjen vëlla-motër nuk besojnë se ka të tjerë përveç tyre.
Donjeta i kërkon Liridonit që ta “heqë” qafe Damianon, pasi ai është i vetmi që dyshon shumë se ata janë motër e vëlla.
“Më kapi dhe më tha ngjasoni shumë ju dy. Jo i thashë unë! Nuk jemi asgjë”, i thotë ajo.
Liridoni e përforcon.
“U kam thënë edhe unë që nuk të njoh”, shton ai.
Donjeta i kërkon që të këmbëngulë më shumë dhe të “humbasë gjurmët”.
“Po të pyetën për mua, thuaju nuk di gjë! Hiqjuni asaj lope”, porositi ajo duke qeshur.
Liridoni e vuri në dijeni se në djemtë i kanë ngjitur nofkën “Zonja”. /Big Brother/