Telegrafi

Big Brother, Lupçe shokon Katerinën: Kam puthur Ambrën!

Ngjarjet interesante brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri vazhdojnë.

Kësaj radhe në fokus kanë qenë çifti Lupçe dhe Katerina.

Dyshja përgjatë një bisede gjatë pasditës së sotme, kanë rrëfyer për ngjarjet e fundit lidhur me një nga banoret e shtëpisë, Ambrën.

Lupçe i thotë Katerinës se ka puthur Ambrën, ndërsa Katerina me kureshtje pyet se si ndodhi.

Më pas Lupçe i kundërvihet duke e pyetur: “Të ka puthur edhe ty?”, Katerina përgjigjet: “Po”.

“Shumë mirë! Unë të puth ty dhe kam puthur edhe Ambran”, përfundon Lupçe. /Telegrafi/