Telegrafi

Big Brother, Fotinia mendon të martohet me Danielin!

Diskutimin për lidhjen mes Danjelit dhe Fotinisë jo vetëm që del përtej mureve të shtëpisë së Big Brotherit, por në të përfshihet edhe fjala “martesë”.

Fotinia thotë se nuk ka ndërmend që të martohet 30 vjeç, por më herët.

“Çfarë moshe mendon ti?”, e pyet Danjeli.

“25 deri në 27 më duket mosha e duhur, e mirë”, përgjigjet ajo.

Danjeli bën llogaritë.

“Domethënë dhe katër vjet për ty dhe unë i bie të jem 31 vjeç, kur të martohemi…po nuk u vramë më parë me njëri-tjetrin”, thotë ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Big Brother Albania

“Pse do të vritemi ne?”, pyet e habitur Fotini dhe Danjeli shton se nuk beson që mes tyre mund të ketë lehtësisht zënka.

“Ngaqë jemi të dy me këmbë në tokë, të dy kemi patur nga një lidhje të gjatë dhe prandaj mendoj që do të kemi lidhje të gjatë. S’kam nerva në fakt për të filluar nga fillimi një lidhje gjithë kohën dhe kur dua dikë i përkushtohem”, shprehet Danjeli. /Big Brother/