Debati i mbrëmshëm mes Olsit, Ervinit dhe Damioanos ka kaluar çdo kufi.
Do të mjaftonte vetëm një ngritje duarsh ndaj njëri-tjetrit që gjithçka të mbaronte për banorët e Big Brother, pasi nuk lanë gjë tjetër pa bërë.
Sharje, kërcënime, pështyrje në fytyrë dhe gjithçka tjetër teleshikuesit patën mundësinë të ndiqnin mbrëmë në Big Brother, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kjo nuk iu zgjati shumë, ngase vëllai i madh ka menduar t’ju jap një dënim të gjithë banorëve për banalitet e përdorura në shtëpi.
Ata janë detyruar që gjatë ditës së sotme (e premte) të qërojnë qepë dhe patate në oborrin e shtëpisë, duke mos u lejuar të hynin brenda derisa të përfundojnë.
Spektakli i së shtunës do të sqarojë njëherë e mirë rregulloren e fjalorit të shtëpisë, e cila nuk guxon të thyhet nga banorët. /Telegrafi/