Edicioni i nëntë i “Big Brother Albania”, i njohur tashmë si edicioni i dashurisë mesa duket ka bërë bashkë jo vetëm çiftet që janë futur brenda, por edhe çifte të rinj.
Danieli dhe Fotinia janë dy banorët të cilët kanë krijuar një simpati të veçantë për njëri-tjetrin që në momentin e hyrjes në shtëpi.
Të shtunën e kaluar madje ata u futën edhe në shtëpinë e çifteve së bashku, si më të votuarit nga publiku.
Gjersa ndodhen në zonën ku ka vetëm çifte, ata po shijojnë mjaft mirë njëri-tjetrin, teksa kanë filluar të dhurojnë edhe puthjet e para.
Gjatë ditës së sotme (e enjte) ata kanë bërë edhe dush së bashku, teksa kanë dhuruar për shikuesit skena “të nxehta”, ku shfaqeshin duke u puthur së bashku në dush.
Videoja e publikuar në faqen e Olti Currit në Facebook, është komentuar shumë nga ndjekësit e spektaklit. /Telegrafi/