“Telenovela” mes Xhenit dhe Benardit vazhdon në shtëpinë e Big Brother. Madje dënimi i kësaj jave i ka bërë me interesante momentet mes çiftit.
Xheni i qëndron e mërzitur Benardit, ndërsa ai i thotë se nëse do të vazhdojë t’i qëndrojë ende kështu do t’i lutet për ta puthur. “Me këto turi do të lutesh të më thuash më puth pak, por harroje”, i thotë Benardi, i cili i këndon edhe një këngë partneres së tij.
Më pas, është Olsi ai që i ngacmon të dy, duke i thënë Benardit se nuk ka bërë asnjë punë këtë javë. “Lëre mos e ngacmo Xhenin, të hajë rehat se po i ngec në fyt. Nëse ma lënë në dorë duhanin, do ta pish vetëm në ëndërr”, i thotë Benardi.
Teksa Benardi ha më pas, Xheni i thotë se Benardi është çun pylli.