Çiftet e vjetra të shtëpisë së Big Brotherit po mundohen të kuptojnë më shumë rreth dy çifteve të reja që iu bashkuan atyre të shtunën.
Dyshimet e para hidhen nga Fiorentina dhe Olsi. Fiorentina thotë se Danjeli me Fotininë janë duke thurur diçka, por se nuk po e kupton se çfarë.
Olsi nga ana tjetër duket se është treguar më i vëmendshëm në raportin mes vetë dy çifteve të reja, Fotini-Danjel dhe Donjeta-Damiano.
“Më bën përshtypje fakti që janë çifte të reja, por që të katërt kuptohen me sy me njëri-tjetrin. Unë i pyeta, njiheni gjë nga jashtë dhe nuk dinin çfarë përgjigjje të më kthenin. Koha do ta tregojë, por ata kuptohen me sy dhe po t’i kapësh nga mimika të katërt janë edhe të gatshëm të flasin, edhe tërhiqen menjëherë”, thotë Olsi.
Ndërsa Fiorentina ka kapur një tjetër detaj.
“Po ta shikosh, dy ditët e para Damiano me atë tjetrën shikonin në cilën anë do të rrinin. T’u lidhinin me Ademin, Katerinën e Lupçen apo me Denisin e Gertën apo me ne. Panë kush ishim ne e Kei dhe ai vjen rri me ne”, thotë ajo. /Big Brother/