Telegrafi

Big Brother, Armela shpreh simpati për Damianin: Është shumë i ëmbël

Megjithëse të ndarë, tashmë kanë nisur shkëndijat e para dhe pëlqimet mes djemve dhe vajzave.

Ata e gjetën zgjidhjen e komunikimit përmes letrave të shkruara të vendosura në xham dhe përmes tyre është zhvilluar edhe komunikimi.

Damiano duket i interesuar për Sidritën, teksa e pyet atë nëse është në lidhje. Por, në anën tjetër është Armela ajo që duket se e pëlqen atë.

“Është shumë i ëmbël, si limoni”, ka pohuar ajo.

Të vendosur pranë xhamit, vajzat dhe djemtë vazhduan për minuta të tëra komunikimin mes tyre nëpërmjet mesazheve të shkruar në letra. /TCH/Telegrafi/