Telegrafi

Big Bang e riktheu fuqishëm Dafinën, “Kalon” me Lumi B u bë hit për tri ditë

Se ai është mbreti i producentëve dhe babai i hiteve, dyshimet kanë marrë fund tash e sa kohë.

Dafina Zeqiri pas një periudhe të gjatë të përpjekjeve me projekte në SHBA, e gjeti rrugën deri te hiti te shtëpia e hiteve, RedBox.

Pikërisht Lumi B i cili po ashtu njihet për hitet e tij e ftoi Dafinën për projektin “Kalon” në studion e RedBox te Big Bang, i cili sërish arriti ta bëjë Dafinën me hit.

Kënga “Kalon” arriti mbi 1 milion klikime për tri ditë, duke treguar kështu se suksesi gjendet pikërisht në duart e producentit të shquar të skenës muzikore shqiptare.

Dafina dhe Lumi B vazhdojnë të jenë të angazhuar me turne, kurse për Lumin projekti “Kalon” shënon tjetër sukses pas këngës “Makiato” që është bërë hit i klubeve të natës. /Telegrafi/