Producenti Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang Beats është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe gruaja e tij, Blerina Bokshi, kanë mirëpritur në jetë një djalë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nëna e producentit, Lirije Gjikolli, e cila ka publikuar një fotografi të nipit të porsalindur në Instagram.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka zbuluar edhe emrin e nipit të dytë, pas atij të parit i cili është nga djali i saj i vogël, Gjiko.
“Prapë gjyshe, Titani”, ka shkruar Gjikolli në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
Ndërkohë, urimet e shumta nga ndjekësit dhe në veçanti fansat e dy djemve të saj, nuk kanë munguar në hapësirën për komente. /Telegrafi/