Ish-futbollisti i Milanit, Oliver Bierhoff ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, në të cilën foli rreth ndryshimeve që po ndodhin te skuadra e Milanit.
Kjo e fundit ka sjell në krye të klubit dy prej legjendave të futbollit, Paolo Maldinin si dhe Zvonimir Bobanin.
“Maldini dhe Boban? Ata janë një dyshe e madhe edhe pse janë të ndryshëm. Edhe kur ne ishim lojtarë të futbollit”.
“Bobani ka qenë gjithmonë i fortë, pothuajse agresiv në mbrojtjen e mendimeve të veta, duke shprehur qartë idetë e tij. Paolo, në anën tjetër, pjekuria ishte cilësia kryesore e tij. Ai ishte një shembull për të gjithë”, tha Bierhoff.
“Në çdo klub duhet të jetë dikush që e kupton futbollin si kjo dyshe. Ata do t’i japin identitet ekipit italian. Ata janë mësuar me presion sepse gjithë karrierës e kanë përjetuar një gjë të tillë. Në qoftë se jeni lojtar dhe ata ju flasim, atëherë ju duhet vetëm t’i dëgjoni”, pohoi ish-reprezentuesi gjerman.
Ndryshe, 51-vjeçari në të kaluarën ka pasur 91 paraqitje për kuqezinjtë dhe ka shënuar 36 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/