Menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff ka parashikuar derbin e ‘Madoninnas’ mes Milanit dhe Interit.
Në një intervistë për “Premium Sport”, Bierhoff ndjen nostalgji kur rikthehet në ‘San Siro’.
Ai thotë se ish skuadra e tij do të shënojë fitore.
“Është gjithmonë ndjenjë e mirë të kthehem në ‘San Siro’, kam shumë kujtime nga ky stadium. Pa dyshim do të fitojë Milani”.
“Jam i lumtur për periudhën e mirë me të cilën është duke kaluar ekipi, dhe i uroj suksese kuqezinjve”, u shpreh Bierhoff.