Kamerat e sigurisë kapën momentin e tmerrshëm kur një grua e moshuar u godit për vdekje në kokë nga tullat që ranë nga ndërtesa shumëkatëshe derisa po pastronte borën para apartamentit në New York.
Dale Singer, 74-vjeçe, është dërguar me urgjencë në spital, pasi të martën mbrëma rreth orës 12:30 u shkëput një pjesë e betonit dhe ra para derës së hyrjes në ndërtesë.
Dëshmitarët thanë se gruaja e moshuar ishte duke mbyllur derën në Brooklyn, kur mbi kokën e saj përfunduan tullat, transmeton Telegrafi.
Fqinja Miyra Martinez, tha se Singer me bashkëshortin dhe vajzën kishin marrë me qira “dupleksin” në ndërtesën e shekullit të 19-të.
“Ishte një zonë e mirë dhe më vjen shumë keq që ndërroi jetë në këtë mënyrë”, shtoi ajo.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia tentoi ta ndihmonte para se të dërgohej në spital në gjendje kritike.
Megjithatë disa minuta më vonë atje është shpallur e vdekur.
E tragjedia ndodhi në kohën kur New Yorkut po ballafaqohet me një stuhi të fuqishme bore. /Telegrafi/