Telegrafi

Bien skelet, lëndohet një punëtor në Ferizaj

Një punëtor është lënduar gjatë ditës së sotme në Ferizaj, ku gjatë punës i kanë rënë skelet nga ndërtesa.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Basri Shabani nga Policia Rajonale në Ferizaj.

Shabani theksoi se punëtori është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Ju konfirmoj se një person, punëtor është lënduar nga skelet, i njëjti pas kontrollit dhe dhënies së ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, u shpreh ai.

Të tilla raste të lëndimeve të punëtorëve ka mjaft shpesh, ku si mungesë e sigurisë në punë raportohen raste të shumta të lëndimeve. /Telegrafi/