Telegrafi

Bien në një humnerë në Theth, dy turistë çekë

Dy turistë çek u aksidentuan në zonën e Thethit në veri të Shqipërisë. Ata ishin duke udhëtuar me motoçikletë pranë ujëvarës Gjeçaj.

Mësohet se motoçikleta e tyre ka humbur kontrollin e për pasojë kanë rënë në ujëvarë.

Burimet nga terreni thonë se turistët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Zona turistike e Thethit është mjaft e pëlqyer nga vizitorët e huaj të cilët preferojnë të ushtrojnë sporte ekstreme.