Po vazhdojnë luftimet mes forcave ushtarake izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.
Ushtria izraelite ka njoftuar për vdekjen e katër ushtarëve që luftonin në Rripin e Gazës.
Ushtarët u vranë të gjithë pasi një pajisje shpërtheu në një rrugicë në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.
Ai tha se të katër ishin 19 vjeçar ndërsa nuk u dhanë më shumë detaje personale, shkruan skynews.
Raportohet se një tjetër oficer dhe ushtar u plagosën rëndë, të cilët u dërguan për shërim në një spital.
Incidenti ndodhi ndërsa trupat po bastisnin një kompleks shkolle ku ushtria kishte indikacione për aktivitete të Hamasit.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit. Deri më tani raportohet se janë vrarë 34,262 palestinezë dhe 1,410 izraelitë. /Telegrafi/