Telegrafi

Vdes 6-vjeçari nga Gjilani, i ranë dyert e metalit

Foto: Ilustrim

E plotësuar: Ka vdekur 6-vjeçari nga rajoni i Gjilanit për të cilën në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës u bë e ditur se i kanë rënë dyert e metalit.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Vërbicë e Kmetovcit në Gjilan, ndërsa njoftimin për vdekjen e 6 vjeçarit e kanë bërë të ditur familjarët në rrjete sociale.

I bien dyert e oborrit, lëndohet një fëmijë në Gjilan

Policia e Kosovës bëri të ditur se në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vërbicë e Kmetovcit, në Gjilan të mërkurën në ora 11:00.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. /Telegrafi/