Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Milloshevë të Obiliqit dy fëmijë kanë rënë në një pus, ku si pasojë njëri fëmijë ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmijë rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmijë tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë”, tha ai./Telegrafi/