Në internet u shfaq një video tjetër të incidentit të ri, në të cilin Justin Bieber ka “rolin kryesor”.
Justin që disa javë ndodhet në Evropë, ku është duke e promovuar albumin e tij të ri “Purpose”.
Por, përveç ndarjes së çmimeve MTV EMA, secila paraqitja e tij në media u shoqërua me incidente të shumta. Ai u largua nga xhirimi i emisionit në Spanjë, pastaj pothuajse e ka ndërprerë koncertin për shkak se nuk ishte i kënaqur me duartrokitjet nga fansat e tij spanjollë, ndërsa në Oslo thjesht u largua nga skena pa asnjë fjalë.
Tani adhuruesit e kanë xhiruar kur i pakënaqur u largua nga restoranti në Kanë duke e rrëzuar karrigen, si duket i bezdisur nga adhuruesit e shumtë që e ndjekin atë në çdo hap vazhdimisht.