Telegrafi

Bieber shijon pushimet me plot femra seksi me bikini (Foto)

Në muajt e fundit, ai ka qenë i lidhur me shumë yje të njohura të Hollywoodit, kujtojmë Hailey Baldwin, Chantel Jeffries e Nicola Peltz.

Por, megjithatë ylli i muzikës pop, Justin Bieber, pëlqen që vazhdimisht të jetë nën shoqërinë e femrave dhe atë jo vetëm me një.

Këngëtari, i cili aktualisht ndodhet në pushime, ka postuar një video ku shihen plot katër vajza me bikini në pishinën e tij, duke shijuar së bashku edhe motin e mirë.

Kujtojmë që lidhja më e përfolur e tij ka qenë ajo me këngëtaren dhe aktoren e njohur, Selena Gomez, lidhje e cila përfundoi vite më parë. /Telegrafi/