Justin Bieber e ka humbur për disa ditë makinën e tij luksoze me ngjyrë blu neoni, Ferrari 458 Italia, të cilën e kishte blerë gushtin e vitit të kaluar.
Ylli kanadez i muzikës kishte parkuar makinën luksoze përballë një hoteli në Beverly Hills para se të dilte për jetë nate në qytet, por kishte harruar se ku e kishte lënë.
U deshën plot tri javë që asistentët e tij të gjurmonin supermakinën, e cila ishte në parkingun e Montage Hotel, ku Bieber e kishte lënë të dielën, raporton Daily Star.
Ferrari 458 Italia ka një çmim prej 240 mijë dollarësh, por kjo është një shumë e papërfillshme për Bieber, pasuria e të cilit vlerësohet 200 milionë dollarë, transmeton TCH.
E teksa skuadra e tij ishte duke gjurmuar veturën luksoze, Bieber nuk e kishte problem, pasi mund të zgjidhte mes makinave të tjera të shtrenjta të tij, si Ferrari LaFerrari, 1.4 milion dollarëshe, një sërë Lamborghini, një Porsche Turbo dhe një Audi R8.