Dollari amerikan ka vijuar rënien edhe sot ndërkohë që funta britanike dhe dollari australian janë forcuar gjatë bursës aziatike.
Pas rënies me gati 5 për qind, aksionet botërore nisën të rriten ndërsa në tregjet valutore ka një ndryshim të kursit.
Indeksi i dollarit ra nga niveli më i lartë 19-mujor i shënuar javën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm vazhdoi të bjerë 0.3 për qind në 96.395 pikë në treg.
Prirja rënëse e dollarit u ndikua nga kujdesi i butë i investitorëve për komentet e katër zyrtarëve të Rezervës Federale të SHBA-së se sa do të pasojë rritja e normës së interesit pas rritjes së parë të pritshme të normës në muajin mars.
Dollari ra gjithashtu kundrejt jenit japonez dhe u tregtua me 114.990 jen. Funta britanike u rrit me 0.2 për qind në 1.34765 dollarë, kurse euro është rritur me më shumë se 0.2 për qind, duke lëvizur rreth 1.2585 dollarë. /Telegrafi/