Site icon Telegrafi

Bie vlera e arit, investitorët tregohen të kujdesshëm përpara takimit të Rezervës Federale

Vlera e arit ka rënë poshtë nivelit të 1,800 dollarëve për ons [28.35 gram], ndërkohë që investitorët janë treguar të kujdesshëm përpara takimit të Rezervës Federale.

Norma e arit mbeti e pandryshuar në 1,796.3 dollarë për ons, pasi ra në nivelin më të ulët të sesionit prej 1,792, ndërkohë që qëndrueshmëria e dollarit ortë ka zbehur vlerën e metalit.

Indeksi i dollarit, që mat performancën kundër valutave rivale, u rrit me 0.2 për qind, në nivelin më të lartë në tre muaj e gjysmë, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të tjera.

Rrita e rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, sipas analistëve, do të bëjë që Rezerva Federale të mbajë politikat monetare të pandryshuara.

Investitorët do shohin se si FED do reagojë ndaj rritjes së shpejtë të inflacionit, ndërkohë që përballet edhe me kërcënim nga varianti Delta. /Telegrafi/

Exit mobile version