Një i ri është gjetur i shtrirë në sheshin e qytetit në Drenas.
Telegrafi mëson se i lënduari derisa ishte duke ecur në qytet një reklamë i ka rënë në kokë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Lidhur me këtë incident policia në Drenas ka iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti. /Telegrafi/