Site icon Telegrafi

Bie qeveria holandeze, për shkak të vendimit të tyre mijëra familje e kanë pësuar

Kryeministri holandez Mark Rutte, ka konfirmuar sot se ia ka dorëzuar dorëheqjen e qeverisë mbretit Willem Alexander, shkruan Reuters.

Siç raporton televizioni NOS, kjo është hera e parë që mbretit i ofrohet dorëheqja nga një kryeministër, transmeton Telegrafi.

Kur në vitin 2012 kabineti i Rutte dha dorëheqje, në krye të vendit erdhi mbretëresha Beatrix.

Qeveria në mënyrë kolektive ka dhënë dorëheqje për shkak të raportit që rëndon mbi, të për shkak të shpërndarjes së dobët të subvencioneve për kujdesin ndaj fëmijëve, ku mijëra familje i ka quar drejt një kolapsi financiar.

Komisioni parlamentar ka konstatuar gjatë muajit të kaluar se janë kryer padrejtësi ndaj familjeve të pafajshme, që janë detyruar të rikthejnë dhjetëra mijëra eurot e ndara si subvencione, që ka quar deri të papunësia, bankrotimi apo ndarja, shkruan The Guardian.

E Rutte që ishte në funksion nga viti 2010, ka thënë në fund të muajit të kaluar që afera që qarkullon pothuajse gjatë tërë dekadës është e turpshme.

Afërsisht 10 mijë familje ishin dëmshpërblyer në një vlerë prej të paktën 30 milionë eurove.

Këto familje në fillim të kësaj jave kanë ngritur padi kundër pesë politikanëve përfshirë ministrin e Financave Vopkea Hoekstre dhe ministrit të Ekonomisë, Erik Viebes – për shkak të rolit të tyre në shpërndarjen e këtyre subvencioneve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version