Telegrafi

Bie punëtori nga një ndërtesë në Gjilan

Një punëtor ka rënë prej një lartësie pasi ishte duke kryer disa punime.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurë rreth orës 11:45 në Crep të Ranillukut.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.

Ndërsa, njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/