Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Greqisë (ELSTAT), shkalla e papunësisë në baza sezonale në muajin gusht ka rënë në 18.9 për qind.
Papunësia nga gushti ka shënuar nivelin më të ulët që nga muaji i njëjtë i vitit 2011 dhe numri i të papunëve në vend është 896 mijë.
Qeveria në Greqi synon që shkallën e papunësisë këtë vit të ulë në 18.4 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm në 18.2 për qind.
Papunësia më e madhe në vend u regjistrua në vitin 2013 me 27.9 për qind. /Telegrafi/