Site icon Telegrafi

Bie numri i rasteve me grip, në Klinikën Infektive thonë se fruthi këtë vit nuk paraqet problem (Video)

Hamdi Ramadani

Situata me gripin sezonal i është kthyer normalitetit. Kështu thotë drejtori i infektives, Hamdi Ramadani, duke shtuar se pos gripit sezonal, ka raste më pak edhe me fruth, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zejnie Gashi 56 vjeçe është shtrirë në Klinikën e Infektives për trajtim nga gripi sezonal.

“Nuk e di se a ishte grip apo çka ishte, me temperaturë, me ethe e vjellje…”, thotë pacientja Zejnie Gashi.

Mirëpo, sipas drejtorit të kësaj klinike, Hamdi Ramadani numri i pacientëve me grip sezonal, ditëve të fundit ka rënë dukshëm.

“Situatën e kemi krejtësisht të tejkaluar. Situatën e kemi stabile. Momentalisht kemi pesë pacientë që po trajtojmë, por gjendja e tyre është e mirë dhe stabile”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hamdi Ramadani.

Ai po ashtu shton se edhe rastet me fruth janë të vogla në numër krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

“Ne besojmë se nuk do të kemi epideminë e fruthit pasi të njëjtën e kemi pasur në vitet 2017 dhe 2018, pastaj është bërë edhe imunizimi. Në këto dy javët e fundit në Klinikën Infektive janë evidentuar tri raste”, tregon më tej Hamdi Ramadani.

Ndërsa, sipas Ramadanit, aktualisht në këtë klinikë është lajmëruar vetëm një rast me pickim nga rriqrat. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version