Site icon Telegrafi

Bie numri ditor i të vdekurve nga coronavirusi në Itali – 542 viktima brenda 24 orëve

Italia ka raportuar të mërkurën 542 të vdekur nga coronavirusi, 62 më pak se të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i personave të infektuar është rritur me 1,195 ose 1,3 për qind.

Raportohet se numri i personave të shëruar ka shkuar në 26 mijë, ndërsa vetëm ditën e sotme janë raportuar 2,099.

Ndryshe numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Itali është rritur në 139 mijë, ndërsa 17 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Britania e Madhe ka raportuar sot një rekord ditor, pasi brenda 24 orëve 936 persona kanë vdekur nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7,172.

Në ritmin e njejtë është duke shkuar edhe Spanja, ndërsa vendi brenda një dite ka raportuar 757 të vdekur. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version