Site icon Telegrafi

Bie numri i dënimeve për COVID-19, policia dje shqiptoi vetëm 56 gjoba

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka vazhduar me inspektimin për respektimin e masave antiCOVID-19.

Gjatë ditës së shtunë, policia ka shqiptuar 56 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe javëve të fundit kemi pasur rënie të rasteve të infektimit me COVID-19 e po ashtu edhe të vdekjeve.

Dje në vendin tonë janë konfirmuar 20 raste të reja, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /Telegrafi/

Exit mobile version