Site icon Telegrafi

Bie numri i aplikuesve për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Komisionin për verifikimin e viktimave të dhunës, ndërsa u tha se numri i aplikueseve, sipas Komisionit ka shënuar rënie, ndaj është kërkuar mbështetje institucionale për sensibilizim për rëndësinë që ka ky proces për shtetin e Kosovës.

Anëtaret e këtij kanë mirëpritur mbajtjen e seancës sensibilizuese për këtë kategori dhe e ka njoftuar me punën e deritashme dhe me sfidat me të cilat përballet.

Në këtë takim është folur për ndjeshmërinë dhe vështirësitë e procesit, të shkaktuara nga mungesa e buxhetit të këtij Komisioni, sikurse edhe stigma ndaj të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Procesi i aplikimit, sipas Komisionit ka shënuar rënie, ndaj është kërkuar mbështetje institucionale për sensibilizim për rëndësinë që ka ky proces për shtetin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version