Telegrafi

Bie nga objekti një punëtor në Han të Elezit

Foto: Ilustrim

Një person derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër është dhe ka pësuar lëndime. Ai pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:48, në Han të Elezit.

Siç thuhet në raport, sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi  në ndërtim e sipër,  ishte rrëzuar nga një lartësi  dhe kishte pësuar lëndime i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/