Site icon Telegrafi

Bie një punëtor nga kati i tretë i një ndërtese në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një punëtor i ndërtimtarisë ka marr lëndime trupore pasi kishte rënë nga kati i tretë i një ndërtese.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Viktima mashkull  kosovar punëtor i një kompanie, derisa ishte duke punuar, ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version