Një person i cili ka rënë sot rreth orës 12:00 në një greminë në Bjeshkët e Poshtme të Studenicës është nxjerr nga aty dhe është duke u dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, personi ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është nxjerrë me ndihmën e zjarrfikësve, policisë dhe qytetarëve.
“Është nxjerr nga gremina personi që ra sot në Bjeshkët e Poshtme të Studenicës. Në vendngjarje janë policia dhe zjarrfikësit. Policia është informuar në orën 12:00. Personi ka marrë lëndime trupore dhe është duke u dërguar për trajtim mjekësor ”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/