Site icon Telegrafi

Dron i panjohur i bie në oborr – flet pronari i shtëpisë në Mitrovicë

(E plotësuar) Pronari i shtëpisë ku ka rënë droni në Bair të Mitrovicës, ka thënë para mediave se droni kishte krahët rreth tri metra

Ai deklaroi se pasi ka rënë droni janë afruar dhe kanë vërejtur se në të janë disa numra.

“Vetëm numra ka pasur, krahët i ka pasur rreth tri metra. E ka pasur një zhurmë kur ka rënë, pastaj ia kemi largu bateritë”, tha ai para mediave.

Sipas banorit të shtëpisë, droni fillimisht ka goditur ballkoni.

Droni tashmë është tërhequr nga Policia.

– – – – – – – – – – – – — – – – – – – –

Gjatë ditës së sotme një dron ka rënë në lagjen Bair të Mitrovicës.

Ende nuk dihet se nga kush është lëshuar ky dron, ndërsa Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë në Mitrovicë, por që deri tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Sipas fotografisë droni nuk është i thjeshtë dhe se në të ka disa paisje vëzhguese.

Ndërkaq, siç mësohet Policia tashmë ka shkuar në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version