Telegrafi

Bie nga një urë në Mitrovicë, vdes një 50 vjeçar

Një 50 vjeçar sot ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një urë rreth orës 12:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’  në  Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/