Një 50-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Ilaz Kodra”.
Ndërkaq, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtes.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, ka deklaruar Borovci.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./Telegrafi/