Telegrafi

Bie nga ndërtesa një punëtor në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një punëtor ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë derisa ishte duke punuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në Rr.Fehmi Agani në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektorët e punës”, tha ai.

Hoxha tha se lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera./Telegrafi/