Site icon Telegrafi

Bie nga lartësia, vdes punëtori 28-vjeçar në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme, policia ka bërë të ditur se një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në rrugën ‘Holger Pedersen”, në Prishtinë.

Lajmi ështëbërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku viktima mashkull, 28 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Telegrafi/

Exit mobile version