Një 39-vjeçar ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar në lagjen “Mati” në Prishtinë.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi kishte marrë lëndime.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar, L.Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .
Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës. /Telegrafi/