Një shtetase e Argjentinës raportohet se ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia njofton se e njëjta dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me një shtetas zviceran.
Rasti nga policia është iniciuar si vrasje.
“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas zviceran”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/