Një person ka vdekur sot në Grabanicë të Klinës pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit nga një objekt.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pasi ka rënë nga kati i tretë i objektit ku po punonte.
“Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij dhe njësitë kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/