Telegrafi

Bie nga kati i gjashtë, 9-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Tiranës (Video)

Një vajzë 9-vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i një pallati në Lezhë, shkruajnë mediat shqiptare.

Për pasojë, thuhet më tej, vogëlushja ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, tek i cili është dërguar me helikopter.

Sipas informacioneve të para vajza ndodhej vetëm në banesë në momentin që ndodhi ngjarja tragjike.

Policia ndodhet në vendngjarje por ende nuk ka detaje se ku ndodheshin prindërit në momentet kur vogëlushja ka rënë.