Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person i cili ishte duke punuar në izolimin e një shtëpie në Suharekë, ka rënë në kontakt me rrjetin elektrik, dhe ka marrë lëndime trupore, transmeton Telegrafi.
Në raportin 24-orësh të publikuar nga PK, thuhet se viktima pas tretmanit mjekësor që ka pasur në QKUK, dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Raste të tilla kur punëtorët lëndohen në vendin e tyre të punës janë të shumta./Telegrafi/