Telegrafi

Bie në binarë, punonjësi i hekurudhave e shpëton të riun nga shtypja në sekondën e fundit

Një moment rrëqethës është kapur nga kamerat e sigurisë brenda stacionit të metrosë në Oakland të Kalifornisë, ku një i ri rrëzohet në binarët e trenit dhe vetëm një sekondë para se ta shtypte për vdekje e ngritin në platformë.

Videoja është publikuar nga BART që mirëmban hekurudhat dhe shfaq punonjësin e identifikuar si John O’Connor, që pa u menduar dy herë arrin ta kap burrin që ishte rrëzuar në binarë, transmeton Telegrafi.

Aty shihet se vetëm një sekondë po të vepronte me vonesë, ky burrë fatlum sigurisht se sot nuk do të jetonte, e për këtë gjest heroik duhet falënderues punonjësi i hekurudhës që rrezikoi jetën e tij për ta nxjerr gjallë.

“Mendova se treni do ta ndajë në dysh, sinqerisht po e them këtë. Nuk doja ta shihja duke vdekur. Thjesht veprova sipas instinktit, falënderoj zotin që më dha rastin të isha aty dhe ta shpëtoja”, ka deklaruar O’Connor. /Telegrafi/