Një 5-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Drenas pasi dyshohet se një dritare i ka rënë sipër.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se 5-vjeçari ishte dërguar pa shenja jete në spital.
“Një fëmijë 5 vjeçar është dërguar pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Ilaz Kodra’’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij”, thaBorovci./Telegrafi.