Site icon Telegrafi

Bie drastikisht importi i fishekzjarrëve (Video)

Dashuria ndaj fishekzjarrëve nuk i ka ndalur kosovarët të blejnë të tilla edhe atëherë kur çmimi i tyre është rritur për shkak të rritjes së taksave nga qeveria.

Deri në nëntor, vlera e importit të fishekzjarrëve ka qenë vetëm 387 mijë e 173 euro. Kjo shumë e parave është paguar për 266 mijë e 882 kilogramë, raporton KTV.

Në krahasim me vitin 2014, importi është shumëfish më i vogël. Në këtë vit u importuan 1.1 milion kilogramë fishekzjarrë, vlera e të cilave ka qenë 1.8 milion euro.

Sipas të dhënave të doganave për tërë këto vite, thuajse 100% e importit të këtyre produkteve vjen nga Kina nga 6 kompani importuese.

Një prej arsyeve të uljes kaq të madhe të importit konsiderohet edhe vendimi i qeverisë për vendosje të akcizës për këto produkte.

Exit mobile version