Çmimet e naftës ranë nën 79 dollarë sot në tregjet ndërkombëtare pasi investitorët shqetësoheshin për të dhënat mbi rritjen ekonomike të Kinës, duke nxitur shqetësimet për kërkesën.
Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 97 cent më i ulët se në mbylljen e tregtisë në fund të javës së kaluar dhe arriti në 78.90 dollarë.
Të premten e kaluar e mbylli tregtinë me minus 1.49 dollarë, raportojnë mediat e huaja.
Në tregun amerikan një fuçi u tregtua sot me një çmim më të ulët prej 83 cent, nga 74.59 dollarë.
Të premten e kaluar, ajo mbylli tregtinë me një humbje prej 1.47 dollarësh.
Në fund të javës së kaluar, çmimet u ndalën nga një valë shitjesh dhe një dollar më i fortë, i cili ul fuqinë blerëse të blerësve me monedha të tjera, e në këtë mënyrë edhe kërkesën. /Telegrafi/