Vullnet Krasniqi ka refuzuar një kërkesë nga Vëllai i Madh për të parë një deklaratë të një personazhi të famshëm, i cili doli kundër tij.
Gazetari tha se nuk dëshiron të shohë dhe se nuk i bëjnë përshtypje fjalët e të tjerëve.
Ndërkohë, u pyetën edhe banorët e tjerë nëse dëshirojnë për të parë këtë, e që normalisht që çmimi i madh të zbret në 160 mijë euro.
Ka qenë Xheneta Fetahu, konkurrentja e cila dëshiroi që të shihte këtë deklaratë për Vullnetin.
Veç saj, në dhomë qëndruan edhe disa të tjerë, që po ashtu panë këto pamje.
Modelja më pas shkoi të banori, i cili tha se nuk dëshironte të fliste me të dhe se i doli kundër.
Kjo shkaktoi debat edhe mes të tjerëve, të cilët e konsideruan një gjë kot për të humbur dhjetë mijë euro. /Telegrafi/