Dështimet e bankave në Amerikë kanë ulur çmimin e naftës.
Një fuçi në tregun evropian sot në mëngjes është edhe më e lirë, gjegjësisht 79 dollarë ndërsa dje çmimi ra nën 80 dollarë. Jo shumë kohë më parë, një fuçi nafte kushtojë 120 dollarë.
Çmimi i naftës në Londër ra nën 80 dollarë për fuçi dje për herë të parë që nga fillimi i shkurtit, pas falimentimit të bankës së Silicon Valley, e cila solli turbulenca shtesë në tregjet e energjisë.
Dhe këtë mëngjes ne shohim një rënie – një fuçi është 78 dollarë në tregun e Londrës.
Autoritetet amerikane po nxitojnë të forcojnë besimin në sistemin bankar dhe të parandalojnë përhapjen e krizës në bankat e tjera.
Goldman Sachs hoqi dorë nga kërkesat për të rritur normat e interesit javën e ardhshme mes turbulencave të vazhdueshme. /Telegrafi/